Rikthim i madh te Gjermania, ja lista

Futboll

Rikthim i madh te Gjermania, ja lista

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:30
Lista

Rikthim i madh te Gjermania. Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret prestigjioze kundër Francës (23 mars) dhe Holandës (26).

Pjesë e 4 herë kampionëve të botës do të jetë edhe Toni Kroos, i cili vendosi ta mbyllte me Kombëtaren pas Euro 2020, turne që u zhvilluan në 2021.

Gjithsesi, mesfushori i madh i Realit të Madridit ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të jetë pjesë e Gjermanisë në Euro 2024.

Përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann, që nuk ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohët e fundit.

Gjermania është pjesë e grupit A në Europianin e shtëpisë (14 qershor-14 korrik). Grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat