Dy klube të mëdha gati t’i rrëmbejnë Inzaghin

Futboll

Dy klube të mëdha gati t’i rrëmbejnë Inzaghin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:50
Simone Inzaghi

E ardhmja e Simone Inzaghit mund të jetë larg nga Interi dhe gjithashtu nga Italia, pasi së fundmi duket se ka marrë një ofertë tunduese.

Aktualisht Simone Inzaghi merr 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që duhen shtuar.

Inzaghi mund të fitojë thuajse trefishin e asaj që fiton aktualisht tek Inter, si dhe të ketë mundësinë të ulet në stolin e një klubi të madh europian.

Një klub me ambicie legjitime për të fituar Champions League për herë të parë pas finales së luajtur vitin e kaluar kundër Manchester Cityt.

Ish-trajneri i Lazio-s duket se është vënë në shënjestër të Liverpool-it dhe Bayern Munich, që janë të gatshëm t’i ofrojnë 14 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat