Tetovës i kthehet një tjetër lojtar

Futboll

Tetovës i kthehet një tjetër lojtar

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:14
Egnatia

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeun, takim që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00. Një duel mjaft delikat dhe që është i vlefshëm për javën e 28-të të Superiores.

Rrogozhinasit pas 5 ndeshjesh pa fitore do të synojnë rikthimin te rezultatet pozitive në kampionat për të mos rrezikuar më shumë vendin e parë. Ndërkohë drejt Korçës do të udhëtojnë me mungesa.

Abdurrahman Fangaj do të jetë mungesa e vetme për kryesuesit, me anësorin e djathtë që u ndëshkua me karton në verdhë në duelin me Tiranën dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

Nga ana tjetër Edlir Tetova gëzon për rikthimin e një tjetër titullari.

Mario Gjata ka hedhur prapakrahëve dëmtimin dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për sfidën me korçarët.

Kujtojmë se është një ndeshje mes të barabartëve, pasi në 3 takimet e para Egnatia ka fituar 1 ndeshje, 1 ka humbur dhe 1 tjetër ka përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat