​Brighton-Roma, formacionet zyrtare

Futboll

​Brighton-Roma, formacionet zyrtare

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:57
Dybala

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Amex” do të jetë nikoqir i përballjes së Ligës së Evropës mes Brightonit dhe Romës, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së 1/16-ës së kësaj gare.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Stadio Olimpico”, Roma e shkatërroi Brightonin me rezultat bindës 4:0.

Skuadra e Daniele De Rossit duhet ta evitojë ndonjë befasi të mundshme sot, ta mbrojë rezultatin aktual që të sigurojë kualifikimin tutje për në çerekfinale.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Brightoni nuk do të paraqiten Hinshelwood, Pedro, March, Milner dhe Mitoma, kurse te Roma mungojnë Abraham dhe Lukaku.

Tanimë trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Brighton (4-2-3-1): Verbruggen; Lamptey, Dunk, Van Hecke, Estupinan; Gilmour, Gross; Adingra, Lallana, Enciso; Welbeck

Roma (4-3-3): Svilar; Spinazzola, Mancini, N’Dicka, Celik; Cristante, Bove, Pellegrini; Zalewski, Azmoun, Baldanzi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat