Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Futboll

Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:22
Mason Mount

Vendimi i Mason Mount për tu larguar nga Chelsea në drejtim të Manchester United nuk ka të bëjë me ‘arsye futbolli’.

Mesfushori anglez kompletoi lëvizjen tek “Djajtë e Kuq” për 55 milionë euro verën e kaluar, duke i dhënë fund aventurës tek Chelsea, klub tek i cili i mori hapat e parë.

Mount kishte pasur një vit të mbetur në kontratën e tij me londinezët dhe qëllimi i tij gjithmonë kishte qenë që të qëndronte në ‘Stamford Bridge’, por Chelsea u detyrua ta shesë atë për shkak të vështirësive financiare.

Kalimi i Mount tek Unitedi nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje si startues në të gjitha garat.

25-vjeçari u rikthye së fundmi në stërvitje pasi kishte mbetur jashtë fushave për katër muaj si pasojë e një lëndimi.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, lëvizja e Mount tek Unitedi nuk kishte të bëjë me ‘arsye futbolli’. Ai përfiton rreth 200 mijë euro në javë në ‘Old Trafford’, një shumë jashtëzakonisht më e madhe se sa ajo që kishte marrë në ‘Stamford Bridge’.

Arsenali dhe Liverpooli ishin gjithashtu të interesuara për Mount, por refuzuan që t’i plotësojnë kërkesat financiare dhe kështu ai zgjodhi qytetin e Mançesterit si destinacionin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat