Elbasani dhe Bylis në javën e 25-të për të ruajtur pozicionet në renditje

Futboll

Elbasani dhe Bylis në javën e 25-të për të ruajtur pozicionet në renditje

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Kategoria e Parë starton këtë fundjavë fazën e saj të tretë, tashmë me një kalendar të ndryshuar, ndërsa favorizohen skuadrat që në përfundim të dy fazave të para kanë patur pozicion më të mirë në renditje.

Bylisi do të presë Besën e Kavajës, e cila në fakt po mundohet t’i shmanget Play-out duke grumbulluar sa më shumë pikë të jetë e mundur.

Ndoshta në Ballsh është e pamundur për të bërë surprizën, por Besa do ta tentojë.

Mund të konsiderohet një sfidë komode ajo e Vlorës mes Flamurtarit vendës dhe Lushnjës, ndërsa verdhejeshilët ndodhen në mesin e tabelës dhe nuk rrezikojnë asgjë. Tomori – Luzi 2008 konsiderohet për momentin sfida e dy skuadrave që, nëse do të përfundonte kampionati sot, do të ishin të rëna në Kategorinë e Dytë direkt.

Vora ka shansin të forcojë pozicionin e vet si vendi i tretë, ndërsa do të presë Kastriotin, që është si Lushnja, pra as ngjitet e as nuk zbret në fund të renditjes. Një sfidë interesante Elbasani – Burreli, atje ku verdheblutë e Nevil Dedes vendin e parë do ta kenë të çimentuar.

Java e 25-të mbyllet të dielën mes Apolonia – Korabi, dy skuadra që janë në të njëjtën kuotë pikësh 35 e që për arsye golaverazhi, më të mirë skuadra fierake se sa ajo dibrane, ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë. Një javë e 25-të që premton sfida interesante. Më poshtë dhe kalendari i javës së 25-të të Kategorisë së Parë.

JAVA 25

E shtunë, 16 mars 2024

Bylis – Besa

Flamurtari – Lushnja

Tomori – Luzi 2008

Vora – Kastrioti

AF Elbasani – Burreli

E diel, 17 mars 2024

Apolonia - Korabi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat