Tetovarët, me ambicie për t'u rikthyer në rrugën e fitoreve

Futboll

Tetovarët, me ambicie për t'u rikthyer në rrugën e fitoreve

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Me ambicie për t'u rikthyer në rrugën e fitoreve pas dy barazimeve në kampionat, Shkëndija të shtunën udhëton për në Shkup ku ndeshemi me Vardarin në duelin e xhiros së 24 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

"Skuadra nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri ka punuar gjithë javën në eliminimin e mangësive të shfaqura në lojë, me theks të veçantë efikasitetit. Duke llogaritur faktin se në katër nga pesë ndeshjet pranverore nuk kemi pranuar gol, segmenti që duhet përmirësuar është realizmi rasteve para portës kundërshtare. 

Vardari që luan për mbijetesë e mundëm 3:0 në Tetovë dy javë më parë, derisa i kemi fituar 2:0 edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Maxhari. Momentalisht me 25 pikë nga 23 ndeshje shkupjanët mbajnë pozitën e 10-të në renditje. 

Skuadra

Bruno Dita nuk ka të drejtë loje në këtë ndeshje (pezullim me 5 kartona të verdhë), ndërsa dihet se ky sezon ka përfunduar para kohe për mbrojtësin e djathtë Stefan Kocev (operoi tendinën dhe do të mungon rreth 3 muaj). 

Përballja Vardari-Shkëndija është në program ditën e shtunë në stadiumin e Maxharit në Shkup me fillim në orën 15:00", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat