Askush si ata, Al-Hilal shkruan historinë

Futboll

Askush si ata, Al-Hilal shkruan historinë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 00:02
Al-Al-Hilal

Al-Hilal mposhti rivalin lokal Al-Itihad me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve të Azisë të enjten, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm. 

Skuadra që drejtohet nga portugezi dhe ish-strategu i Benfikës, Horge Zhezus, ka arritur fitoren e 28-të radhazi. 

Është seria më e gjatë e fitoreve e çdo skuadre në historinë e futbollit për meshkuj. Al-Hilal theu kështu rekordin e mbajtur më parë nga klubi uellsian The Nju Saints, i cili arriti në 27 fitore radhazi në vitin 2017.

Para kësaj, rekordin e mbante Ajax me një seri prej 26 fitoresh nga viti 1972. 

“Të gjithë në klub janë të kënaqur që kemi shkruar historinë e futbollit botëror dhe kemi fituar 28 herë radhazi. Është vërtet një arritje e jashtëzakonshme dhe dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë rekord”, ka thënë Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat