Havertz i dërgon përgjigje me shtatë fjalë Mullerit, pas shortit të Ligës së Kampionëve

Futboll

Havertz i dërgon përgjigje me shtatë fjalë Mullerit, pas shortit të Ligës së Kampionëve

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:26
Kai Havertz i ka kthyer përgjigje yllit të Bayern Munich, Thomas Muller

Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz i ka kthyer përgjigje yllit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili i tha se po e pret për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Muller ngacmoi paska Havertz në deklaratën e tij për përballjen me Topçinjtë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Bavarezëve.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Havert ka vendosur t’i përgjigjet ‘sfidës’ së shokut të tij të kombëtares gjermane.

“Do të jetë një lojë e mirë me siguri”, ka shkruar shkurtimisht Havertz.

Havertz shkon shumë mirë me Muller sa herë që të dy luajnë për kombëtaren gjermane, por nuk do të ketë aspak miqësi në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Arsenalit është i vetëdijshëm se çfarë duhet për të luajtur kundër Bayernit, pasi e ka bërë atë mjaft shpesh gjatë kohës së tij në Bayer Leverkusen përpara se të transferohej në Angli.

Arsenali do të jetë i vendosur të hakmerret ndaj Bayernit pasi humbi ndeshjet e mëparshme me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve kundër tyre në vitin 2015 me një diferencë të përgjithshme 10-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat