Sylvinho: Frikë? Kurrë! Dera e Kombëtares e hapur për të gjithë

Futboll

Sylvinho: Frikë? Kurrë! Dera e Kombëtares e hapur për të gjithë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:42
Sylvinho

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli në konferencën për shtypin përpara miqësoreve me Kilin (22 mars) dhe Suedinë (25). Ku ndër të tjera tha:

“Kili&Suedi? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Çdo lojtar ka historinë e ardhjes deri këtu. Është momenti që ne të provojmë sa më shumë elementë.

Manaj-Broja? Kemi një rrugëtim përpara, do të luajmë këto dy ndeshje, në të cilat jemi shumë të përqendruar. Jam shumë i karikuar në punën time dhe në vëzhgimin e Manajt dhe Brojës.

Duhet të rritim nivelin tonë të lojës në çdo drejtim, sepse do të përballemi në Europian me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Zgjedhjet e Europianit do të jenë të vështira, por atë vuajtje le ta lë për muajin maj. Tani të fokusohemi te Kili dhe Suedia. Nuk e kam mendjen te lista finale e Europianit.

Frikë? Jo, kurrë. Nuk kam frikë nga impakti që do të kenë lojtarët e rinj. Kombëtarja është e hapur, e kam thënë që në fillim.

Nuk jemi një klub me 23-24 lojtarë, që pret merkaton për t’u përforcuar.

Raporti në dhomat e zhveshjes është shumë i mirë. Dhe as që jam i shqetësuar për këtë aspekt.

Kemi rastin e Hoxhës, të cilin e ndjekim prej 3 muajsh. Nuk është i vetmi, kemi ndjekur edhe lojtarë të tjerë. Dera është e hapur për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat