Shqipëria po e ndjek një 14-vjeçar

Futboll

Shqipëria po e ndjek një 14-vjeçar

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:09
Shqipëria

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka prezantuar sot në konferencën për mediat ndryshimet e fundit në listën e futbollistëve kuqezinj për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Trajneri ka shpjeguar se këto ndeshje do të shërbejnë për të bërë disa testime të rëndësishme për grupin kuqezi, në funksion të Europianit.

"Si trajner pres që një lojtar të shkojë në fushë dhe bëjë mirë, kjo është e gjithë puna e një stafi teknik, që kemi parë shumë lojtarë. Janë lojtarë të tjerë të njohur në gjithë botën, por edhe në klube më të vogla e ne duhet t’i ndjekim.

Nëse vijnë ndoshta mund të bëjnë mirë.

Ëndrra e një trajneri është të hedhë në fushë një lojtar e zhvillohet, por ne ëndërrojmë që të vijnë më shumë se kombëtarja është hapur, kjo është e shëndetshme.

Është e mirë që një lojtar të shkojë në fushë e thotë dua të punoj më shumë për të garantuar vendin tim. Është një lojtar që dua, por është ende 14-vjeçar, duhet ende shumë kohë për të…”, tha ndër të tjera Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat