Fagu në kërkim të 3 pikëve të para në kampionat

Futboll

Fagu në kërkim të 3 pikëve të para në kampionat

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:54
Tirana

Tirana do të luajë ndaj Dinamos ditën e nesërme, takim që do të zhvillohet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 17:00. Një sfida mjaft delikate për bardheblutë, të cilat aktualisht janë jashtë “Final – Four”.

Në derbi, kryeqytetasit janë të dënuar vetëm për fitoren, në të kundër do të rrezikojnë t’iu largohen akoma më shumë top-4. Te bardheblutë fitorja mungon prej 7 ndeshjes, rezultate këto që kanë zbritur Tiranën në vendin e 5-të në klasifik.

Një përballje ‘kokë më kokë’ mes dy ekipeve që si për ironi të fatit kanë kuotë të njëjtë pikësh, ndërsa edhe qëllimin po të njëjtë që është “Final – Four”.

Në fakt Erbin Fagu është gjithashtu në kërkim të 3 pikëve të para në kampionat, i cili ende nuk e ka provuar shijen e fitores  në stolin e bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat