Derbi Milan - Roma, Capello flet

Futboll

Derbi Milan - Roma, Capello flet

Më: 16 mars 2024 Në ora: 14:41
Capello dhe pamje nga një ndeshje

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, në një intervistë për GDS, komentoi shortin e Europa League. Me goglat që rezervuan një derbi italian mes Milanit dhe Romës në çerekfinale.

77-vjeçari nuk preferoi të flasë për favoritë, por vlerësoi performancat e Romës që prej momentit kur në stolin e verdhekuqve është ulur Daniele De Rossi:

“Roma me De Rossin është më kompakte si skuadër. E pamë në ndeshjen ndaj Brightonit. Ajo çfarë më bie në sy është shpirti i grupit që ata tregojnë dhe paraqitjet shumë të mira. Secili lojtar sakrifikon.

De Rossi ka qenë një ‘maestro’ në mesfushë, si i tillë po performon edhe si trajner“, u shpreh Don Fabio. I cili vijoi analizën e tij.

“Milani duhet të përmirësohet në mbrojtje, pasi Dybala dhe Lukaku janë sulmues që të ndëshkojnë nëse kanë hapësira. Gjithsesi, Leao dhe Pulisic janë në formë të shkëlqyer.

Dhe mund të bëjnë shumë mirë në këto takime. Gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve pas ndeshjeve me përfaqësueset”.

Milan-Roma është përballja më e fortë e fazës çerekfinale të këtij edicioni të Europa League. Ashtu si të gjithë sfidat, edhe dy duelet mes ekipeve italiane do të vijnë live dhe ekskluzivisht vetëm në kanalet e SuperSport/DigitAlb.

Sfida e parë do të zhvillohet në “San Siro” (11 prill), ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë në “Olimpico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat