Muriqi fiton derbin me Uzunin

Futboll

Muriqi fiton derbin me Uzunin

Më: 16 mars 2024 Në ora: 16:34
Pamje nga ndeshja

Mallorca mposhti 1:0 Granadën, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë.

Pjesa e parë ishte e vakët në raste, ndërkohë që 45 minuta e dyta ishin më të bukura.

Vendasit iu afruan golit në disa raste, por portieri i Granadës ishte në një ditë të shkëlqyer. Gjithsesi, Augusto Batalla u thye në pesë minuta përpara fundit.

Antonio Raillo realizoi me kokë, duke ndezur festën në stadium. Dhe Mallorca tashmë numëron 30 pikë, duke qenë përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.

Granada e Uzunit (u ndal nga Rajkovic në pjesën e dytë) mbetet në vendin e parafundit. Duke qenë 10 pikë larg mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat