Krivanjeva: Nuk kemi të drejtë të gabojmë 

Futboll

Krivanjeva: Nuk kemi të drejtë të gabojmë 

Më: 16 mars 2024 Në ora: 23:03
Krivanjeva

Kampioni në fuqi dhe lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, nesër kërkon pikë në Shkup ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 24-të.

Futbollisti Besart Krivanjeva, tha se nuk kemi të drejtë të gabojmë: “Ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit, ku çdo ndeshje për ne konsiderohet si finale.

Pra, nuk kemi të drejtë për të gabuar, pasi skuadra me më pak gabime, në fund do t’ia arrijë qëllimit.

Rabotniçki nuk është skuadër e panjohur për ne, pasi me ta u takuam vetëm disa javë më parë.

Edhe përkundër dominimit, rrjetat pushuan në atë ndeshje, por shpresoj këtë herë të jemi më efikas, madje duke shënuar që në fazën e hershme.

Nëse arrijmë të bëjmë një gjë të tillë, atëherë besoj se me 3 pikët e plota do të rikthehemi në Strugë".

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në ora 15.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat