Vëllaznimit - nikoqir i Drenicës

Futboll

Vëllaznimit - nikoqir i Drenicës

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:07
Pamje nga një ndeshje

Liiga e Parë e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot më pesë ndeshjet e javës së 19-të.

Te grupi A, Suhareka e pret në shtëpi Rilindjen 1974, sfidë kjo që pritet të jep një lojë interesante.

Ndërkohë, Trepça ’89 e cila ka tri fitore radhazi, e pret Istogun që ndodhet nga fundi i tabelës.

E ndeshja tjetër e Grupit do të zhvillohet mes Vëllaznimit që është nikoqire e Drenicës.

Ndeshje interesante ka edhe te Grupi B, ku pritet të ketë duele shumë interesante.

Me një fitore ndaj Kikës, Ferizaji e merr lidershipin e tabelës përsëri, duke e lënë prapa Prishtinën e Re.

Duel tjetër, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi ta shohin edhe përballjen e Vjosës me Vushtrrinë.

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme kompletohet edhe tabela me rezultatet e xhiros së 19-të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat