Klopp shpjegon sekretin e suksesit të Liverpool-it

Futboll

Klopp shpjegon sekretin e suksesit të Liverpool-it

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:17
Klopp

Jurgen Klopp zbuloi sekretin e suksesit të Liverpoolit këtë sezon, pasi ata mbeten në garë për të fituar çdo trofe në këtë sezon. Liverpooli ka pasur një krizë të madhe dëmtimesh në dy muajt e fundit.

Pavarësisht të gjitha pengesave, klubi arriti të mbetet i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Ata tashmë kanë fituar Carabao Cup dhe janë në garë për të fituar FA Cup, Premier League dhe Europa League.

Trajneri i Reds, Klopp shpjegoi sesi skuadra e tij ka arritur të kapërcejë të gjitha sfidat këtë sezon teksa pohoi se ekziston një strukturë që ndjek çdo lojtar i skuadrës, e cila ka ndihmuar që të mos ketë rrëshqitje edhe në rrethana sfiduese.

Duke folur për gazetarët, trajneri gjerman tha: “Sigurisht, është dhoma e zhveshjes (me përvojë), por është gjithashtu struktura që ne kemi vendosur në fushë. Është zhvilluar shumë gjatë sezonit. Mund ta shihni që nuk ndryshojmë mënyra se si ne luajmë dhe kështu djemtë e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

“Nëse nuk luajnë, të paktën stërviten në të njëjtën mënyrë, në mënyrë që kur të dalin në fushë të dinë saktësisht se çfarë të bëjnë. Nuk është gjithmonë diçka ndryshe.

“Lojtarët kanë ndryshuar, por ne nuk kemi ndryshuar. Ne luajmë ashtu siç duam të luajmë. Kjo na ndihmon shumë. Ne e kemi bërë që nga dita e parë e sezonit dhe ka bërë shumë ndryshim”.

Ai shtoi: “Ne kemi gjetur një mënyrë vërtet të mirë për të luajtur me këtë grup lojtarësh – dhe padyshim ishte gjëja e duhur për të gjithë skuadrën. Jo vetëm 11 titullarët. Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë mjaft të qëndrueshëm”.

Të Kuqtë do të përballen sot me Manchester United në çerekfinalet e FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat