Në lojë kreu, mbijetesa dhe “Final Four”

Futboll

Në lojë kreu, mbijetesa dhe “Final Four”

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”.

Dy sfida mjaft interesante në të cilat luhet për kreun e renditjes, mbijetesën dhe “Final Four”.

Kukësi do të presë në shtëpi Vllazninë.

Shkodranët janë në super formë dhe në rast fitoreje do të shkojnë në vendin e parë, duke u shkëputur me 1 pikë nga Egnatia.

Në krahun tjetër Kukësi kërkon “pikë jetike” duke shpresuar ende te mbijetesa.

Kujtojmë që ndeshja në “Kukës Arena”, do të startojë në orën 14:00.

Gjithashtu, sot do të luhet edhe derbi mes Tiranës dhe Dinamos. Bardheblutë do të përballen me dinamovitët në “Air Albania”. Një derbi jo vetëm si skuadra kryeqyteti, por është derbi në të cilin luftohet për “Final Four”. Kjo sfidë do të startojë në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat