Ancelotti takon Arda Guler pas ndeshjes

Futboll

Ancelotti takon Arda Guler pas ndeshjes

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:58
Guler e Ancelotti

Dje, lojtarët e Real Madridit kanë festuar fitoren ndaj Osasunas me rezultatin 4-2 në ndeshjen e javës së 29-të të La Liga-s dhe në qendër të vëmendjes ka qenë sërish Arda Guler, i cili ka pasur një takim interesant me Carlo Ancelottin në fund të ndeshjes.

Në momentet e fundit të ndeshjes Guler pati një tentativë të pabesueshme kur gjuajti nga qendra e mesfushës, por fatkeqësisht topi goditi traversën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ancelotti ishte ndër të parët që iu afrua Gulerit dhe kamera regjistroi atë që trajneri i Real Madridit i tha mesfushorit të ri.

“Sprovë e madhe, është turp që topi nuk hyri në portë”, flitet se i tha Ancelotti Guler-it dhe më pas dhe gjatë deklaratës ai vendosi të lavdërojë turkun për atë tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat