Figo: Por forca e skuadrës është një tjetër

Futboll

Figo: Por forca e skuadrës është një tjetër

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:15
Luis Figo

“Momenti që më ka mbetur më shumë në mendje nga koha ime tek Inter-i është hera e parë që kam luajtur në San Siro, kur kam çuar sytë dhe kam parë gjitha ata tifozë që na mbështesnin dhe ka qenë shumë e bukur”.

Fjalë të Luis Figo-s, një nga protagonistët e Matchday Programme të Inter-it në ditën e ndeshjes së madhe që do të zhvillohet në San Siro mes zikaltërve dhe Napoli-t.

Ish-kampioni portugez ka shprehur më pas një mendim edhe për Inter-in e Inzaghi-t:

“Është një skuadër me një futboll të bukur, por zhvillon një vit shumë pozitiv.

“Thuram më ka befasuar shumë për impaktin që ka pasur dhe për atë që ka ditur të japë, edhe pse forca e vërtetë besoj se është grupi dhe ajo që japin në fushë të gjithë lojtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat