Barazim dramatik mes Apolonisë dhe Korabit

Futboll

Barazim dramatik mes Apolonisë dhe Korabit

Më: 17 mars 2024 Në ora: 16:09
Pamje nga ndeshja

Apolonia dhe Korabi kanë ndarë sot pikët në një barazim dramatikë 1-1 që ka mbyllur ndeshjet e javës së 25 të Kategorisë së Parë.

Në sfidën e luajtur në Fieri, dy skuadrat kanë dhuruar një lojë shumë të luftuar pasi janë rivale direkte në klasifikim për vendet në play-off.

Ndeshja u bë shumë më emocionuese në fundin  e saj, pasi Harizaj u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë fierakët.

Miqtë shfrytëzuan epërsinë numerike dhe një gabim të portierit Bushi për të gjetur avantazhin në minutën e 84-t me Taulant Markun.

Kur dukej se ata do të merrnin tre pikët, Repaj gjeti golin e barazimit për vendasit, duke bërë që dy ekipet të ndajnë pikët dhe të mos ndryshojnë pozitat në klasifikim, ku janë të dyja në kuotën e 36 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat