Prishtina reagon: Sërish ‘flen’ VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati

Futboll

Prishtina reagon: Sërish ‘flen’ VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati

Nga: K. G. Më: 17 mars 2024 Në ora: 17:23
Pamje nga ndeshja

Skuadra me renome Prishtina ka reaguar ndaj gjyqtarit Ilir Mehmetit dhe Visar Kastratit, sipas tyre janë dëmtuar në duel me Fushë Kosovën.

Ballafaqimi mes Fushës Kosovës dhe Prishtinës ka përfunduar baras (0:0) në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Skuadra nisi tejet dobët ndeshjen, kësaj i parapriu lëndimi në nxemje i mbrojtësit Useini çka si qendërmbrojtës u deshtë të luante kapiteni Pefqeli, pastaj lëndimi i Mujës (23’) dhe në fund kartoni i kuq i portierit Nika (32’).

Skuadra ndryshoi karakter në pjesën e dytë, me një futbollist më pak luajti shumë më mirë se në pjesëlojën e parë dhe se kundërshtari me një futbollist më tepër, rrezikoi e krijoi më shumë, por veç fatit, aty janë edhe kujdestarët e përhershëm, gjyqtarët, që do të duhej të ndanin drejtësi e vetëm drejtësi nuk ndajnë.

Në minutën e 89-të futbollisti vendas Kastrati hap krahun e luan me dorë, nuk sinjalizon gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti, ndërsa, sërish ‘flen’ VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati", reagon FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat