Gilardino: Performancë e jashtëzakonshme nga skuadra

Futboll

Gilardino: Performancë e jashtëzakonshme nga skuadra

Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:27
Gilardino

Genoa arriti të marrë një barazim ndaj Juventusit në shtëpinë e këtyre të fundit, dhe trajneri Gilardino, është shprehur tepër i lumtur për performancën e skuadrës së tij në Torino.

“Sot bëmë diçka të jashtëzakonshme, ua thashë djemve. Ne po dilnim pas dy humbjeve të pamerituara nga shumë këndvështrime dhe erdhëm në këtë ndeshje me vetëdije dhe guxim.

Në pjesën e parë punuam mirë, krijuam edhe situata të favorshme për të ndëshkuar kundërshtarin.

Në pjesën e dytë vuajtëm me konsistencë dhe lamë pak hapësira, e gjithë skuadra u sakrifikua.

Kishte ndërgjegjësimin dhe dëshirën për të pasur një sezon të tillë, falë të gjithëve por mbi të gjitha djemve, pa ata nuk jam askushi.

Ne duam të marrim pikë dhe të kemi paqe mendore”, është shprehur trajneri i Genoa, Gilardino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat