Nuk falin as Luftëtari dhe Shkumbini

Futboll

Nuk falin as Luftëtari dhe Shkumbini

Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë. 

Në 5 sfida janë shënuar 9 gola, me ekipet që marrin kështu pikë të rëndësishme për objektivat e tyre.

Pogradeci ia ka dalë të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë, me pogradecarët që kanë triumfuar 3-1 ndaj Butrintit që shënoi gol që në 45-minutat e para. Fitore merr edhe Luftëtari që mposhti minimalisht Këlcyrën dhe vazhdon të kryesojë në grupin B.

Me rezultat të njëjtë kanë fituar edhe Labëria ndaj Orikut dhe Delvina ndaj Maliqit, duke marrë kështu nga një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.  Edhe Shkumbin i merr 3 pikë në sfidën e sotme, teksa mposhti 2-0 Devollin, me peqinasit që “blindojnë” kështu vendin e 3-të në klasifikim.

Ndeshjet dhe rezultatet:

LABËRIA – ORIKU 1:0

BUTRINTI – POGRDECI 1:3

LUFTËTARI – KËLCYRA 1:0

DEVOLLI – SHKUMBINI 0: 2

DELVINA  – MALIQI 1:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat