Gjysmëfinalet e Kupës, zbulohen datat dhe oraret e 2 sfidave

Futboll

Gjysmëfinalet e Kupës, zbulohen datat dhe oraret e 2 sfidave

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

4 ekipe kanë mundur të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi, Egnatia, Vllaznia dhe Tirana do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut.

Në fakt Kukësi do të sfidohet me Tiranën, ndërsa Egnatia do të përballet me Vllazninë. Të 4 ekipet do të luftojnë për 2 biletat e finales së madhe.

FSHF-ja ditën e sotme krahas axhendës së Superiores ka bërë të ditur edhe kalendarin e sfidave gjysmëfinaliste. Në këto kushte gjysmëfinalet e para do të luhet më 3 prill në orën 15:00 dhe 18:00, ndërsa ato të kthimit më 24 prill në orën 15:00 dhe 18:00.

Kalendari i plotë si sfidave:

Kukësi-Tirana 15:00

Egnatia-Vllaznia15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat