​Cancelo: Pepe më tha se isha lojtar për Realin, por i thashë se isha për Barcelonën

Futboll

​Cancelo: Pepe më tha se isha lojtar për Realin, por i thashë se isha për Barcelonën

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:43
Joao Cancelo

Joao Cancelo është duke e shijuar jetën si lojtar i Barcelonës, ku është në huazim deri në fund të këtij sezoni nga Manchester City.

Së fundmi, Cancelo zbuloi një bisedë që kishte me mbrojtësin e Portos, Pepen, të cilin e ka bashkëlojtar te Kombëtarja e Portugalisë.

Pepe, i cili njihet për vitet e tij te Real Madridi, i kishte thënë Cancelos se ai ishte lojtar i bërë për të luajtur për “Galaktikët”.

Por, përgjigja e Cancelos do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës.

“Pepe një herë më ka thënë se unë isha një lojtar për Real Madridin, por unë i thash se unë jam për Barcelonën. Unë jam ku kam dashur gjithmonë të jem. Jam tejet i kënaqur që jam te Barcelona, është klubi që unë gjithmonë kam dashur të jem. Pas Benficas, është klubi që gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Cancelo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat