Largimi i pashmangshëm

Futboll

Largimi i pashmangshëm

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:10
Olivier Zhiru

Sulmuesi francez Olivier Zhiru duket se nuk do të rinovojë kontratën me Milanin (46 gola në 121 ndeshje zyrtare), e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Zërat për largimin e mundshëm të 37-vjeçarit francez nga “kuqezinjtë” po shtohen dita-ditës. Sipas “ESPN”, destinimi  i Zhirus do të jetë Amerika, për të luajtur në “Major Soccer League” (MLS).

Dy janë skuadrat amerikane që po këmbëngulin për francezin: Los Anxheles Gallaksi dhe Nju Jorku.

Për këto ekipe do të ishte një shans i mirë, pasi bëhet fjalë për një transferim me koston zero.

Zhiru ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por duke parë moshën vështirë se ai mund të gjejë një ofertë më të mirë financiare se ajo amerikane. Për pasojë, largimi nga Milan pas 3 sezonesh duket i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat