Një tjetër lojtar i mungon në ndeshjen e radhës

Futboll

Një tjetër lojtar i mungon në ndeshjen e radhës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:38
Tirana

Tirana do të luajë me Teutën pas ndalesës së kombëtares. Gjithsesi, edhe pse në fushë u kthye Filip Najdovski dhe Erjon Hoxhallari ka shlyer dënimin e kartonëve, jashtë do të jetë Gledi Mici.

Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të të verdhëve.

Për ndeshjen e tretë në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin.

Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun.

Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit në gjysmëfinalen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat