Nis hetimi për shitjen e Milanit

Futboll

Nis hetimi për shitjen e Milanit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:48
Ambientet e Milanit

Federata Italiane e Futbollit do të nisë hetimin për shitjen e klubit të Milanit nga Elliott te RedBird në gusht 2022 dhe që hipotezon akuza për pengim të funksioneve mbikëqyrëse të Federatës së Futbollit, nga drejtori i përgjithshëm i Milanit, Giorgio Furlani.

Prokuroria e Milanos e ka lejuan federatën të nisë këtë hetim duke i dorëzuar një pjesë të dokumentave, pasi pjesa tjetër përbën sekret hetimor. Hetuesit presin përgjigje mbi hipotezën e diskutueshme të një kontrolli ende aktual nga Elliott mbi Milanin, si një pronar i padukshëm".

Flitet për një "konflikt interesi" duke iu referuar rregulloreve të UEFA-s, pasi shitja e supozuar mund të ishte përdorur nga Elliott për të kontrolluar, në të njëjtën kohë, Milanin në Itali dhe Lille në Francë.

Nga ana tjetër, edhe fondi Stars and Stripes i Paul Singer mund të përfitojë gjithashtu nga efektet e rikapitalizimit të klubit. “Investitori i ri”, lexohet në një dokument, pra “Ac Milan Investor Presentation”, do të bëhej “pronë” me “41.7%”, duke i blerë shitësit 80% të kredisë prej 560 milionë eurosh”, i dhënë dy vjet më parë nga Elliott për RedBird dhe për të cilin fondi i Gerry Cardinale paguan interes me 7%.

Pikërisht pas gjurmimit të letrës, në lidhje me thashethemet e dhjetorit të kaluar për partnerë të mundshëm të rinj "arabë", Prokuroria vendosi të kryejë kontrolle, për të hedhur dritë se kush ishte me të vërtetë duke punuar në ato negociata. Përgjigjet mund të vijnë pas analizave që do t’u bëhen të gjithave komunikimeve elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat