De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli

Futboll

De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:58
Frenkie De Jong

Tottenham gati “thesin”, në Londër kërkohet me ngulm “tulipani” holandez!

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku për një kohë të gjatë ishte “fiksimi” i “Djajve të Kuq”, të Manchester United, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar, me londinezët e Tottenham, që kërkojnë ta bëjnë të tyrin “tulipanin” e “Katalanasve” të Barcelona, teksa kanë bërë edhe hapa konkret lidhur me këtë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, tekniku Ange Postecoglou e kërkon me ngulm, 26-vjeçarin, në “Tottenham Stadium”, teksa tashmë është bërë edhe një ofertë për kartonin e De Jong, Presidentin, Daniel Levy, që ka “hedhur” në tavolinë, plot 60 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset për kartonin e “yllit” të mesfushës.

Sa i përket kontratës, holandezin e pret në Londër, një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, teksa kujtojmë se këtë sezon ka zhvilluar plot 27 sfida, ku ka shënuar edhe 2 gola, mirëpo vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat