Bernardo Silva: Kjo lëvizje do të kryhet me patjetër!

Futboll

Bernardo Silva: Kjo lëvizje do të kryhet me patjetër!

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:22
Bernardo Silva

Bernardo Silva e ka të qartë destinacionin në të cilin do të mbyllë karrierën.

Fantazisti i Manchester Cityt thekson se do të rikthehet te Benfica, klub në të cilin startoi karrierën.

29-vjeçari, u shpreh se ende nuk ka një datë se kur do të rikthehet në vendlindje, por shtoi se diçka e tillë është e sigurt.

“Sa larg jam nga kthimi te Benfica? Unë mendoj se njerëzit janë pak të lodhur nga kjo pyetje.

Ka kaluar shumë kohë. E sigurt është se do të rikthehem, nuk e di kur, është e vështirë ta caktosh kohën dhe të them nëse është pas dy vitesh, pas tre vitesh, apo nëse do të jetë vitin e ardhshëm.

Por e kam thënë disa herë dhe mendoj se njerëzit lodhen duke e dëgjuar; pa dyshim që për mua është një qëllim karriere rikthimi te Benfica”, u shpreh Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat