Shqipëria po bëhet gati për sfidën me kombëtaren e Kilit

Futboll

Shqipëria po bëhet gati për sfidën me kombëtaren e Kilit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 19:25
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore këtë të martë në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bashkua me ekipin edhe Qazim Laçi, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në grumbullim dhe Naser Aliji, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje.

Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, përveç Myrto Uzunit i cili ka kryer stërvitje të diferencuar në palestër për shkak të lodhjes muskulare.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat