Veprimi i Granit Xhakës në Spanjë, kjo i habit zviceranët 

Futboll

Veprimi i Granit Xhakës në Spanjë, kjo i habit zviceranët 

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2024 Në ora: 20:33
Okafor e Xhaka

“Xhaka dhe Okafor pa helmeta (pa mbrojtëse) – Akanji i kujdesshëm me frizurën”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Zvicra po përgatitet në La Manga të Spanjës. 

“Të shtunën, Zvicra do të luajë në një test miqësor kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Të martën, skuadra e Murat Yakin do të udhëtojë në Dublin për t'u përballur me Irlandën”, - shkruan mediumi zviceran.

Lojtarët mund të përdorin një biçikletë moderne për udhëtimin e shkurtër nga hoteli në terren.

Shumica e skuadrës mbajnë helmeta, pavarësisht modelit të flokëve madje edhe Manuel Akanji, i cili është i kujdesshëm me flokët. "Gjithmonë kujdesuni mirë për të", - thotë ai.

Ndërkohë, Pierluigi Tami, Noah Okafor, Ricardo Rodriguez, Kevin Mbabu dhe Granit Xhaka janë pa mbrojtëse të kokës. "Një model i keq", thotë kapiteni në mënyrë autokritike.

Xhaka pa mbrojtëse në kokë, i habit zviceranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat