Yamal: Nuk ndjej aspak presion

Futboll

Yamal: Nuk ndjej aspak presion

Më: 19 mars 2024 Në ora: 20:34
Lamine Yamal

Talenti i sulmit të Barcelona-s, Lamine Yamal ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle, ku ka folur edhe për pritshmëritë e tij.

16-vjeçari deklaroi se për të çdo gjë po shkon shumë mirë, ndërsa theksoi se kur të jetë 26 vjeç do të ketë bërë 10 vite në elitën e futbollit europian.

“Herë pas here ndalem dhe them, çfarë do të bëj kur të jem 26 vjeç, i bie që do kem 10 vite në elitë.

Gjithçka po shkon mirë për mua, le të vazhdojmë sezonin me klubin dhe më pas të shkojmë në Kampionatin Evropian”-u shpreh talenti.

Sa i përket presionit, Yamal u shpreh se nuk e ndjen aspak: “Jo, përpiqem të mos e mendoj shumë sepse në fund kur e mendon, kur shqetësohesh më shumë për gjërat, lindin probleme.

Nuk ndjej presion sepse luaj për klubin që dua, Barcelona-n, në qytetin më të bukur në botë. Kështu që unë kam gjithçka.

Për momentin gjithçka është bukur, nuk ka kuptim të mendosh shumë dhe të rrisësh presionin e vetes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat