Lojtari i kampionit të Kosovës nën udhëheqje e Robert Prosineçkit, ka synime të mëdha  

Futboll

Lojtari i kampionit të Kosovës nën udhëheqje e Robert Prosineçkit, ka synime të mëdha  

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:30
Pamje nga stërvitja

Futbollistët e Malit të Zi dje janë mbledhur në Antalia, ndërsa sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë nën udhëheqjen e selektorit të ri Robert Prosineçki.

“Qëllimi i parë është përgatitja e ekipit për dy ndeshje miqësore, ku të enjten nga ora 18:00 do të përballen me Bjellorusinë, dhe të hënën, ndeshen me Maqedoninë e Veriut”, shkruan mes të tjera medium malazez ”Vijesti.

Futbollisti i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, mezi pret sfidat miqësore.

“Çdo ndryshim mund të bëjë një ndryshim pozitiv.

Gjëja më e rëndësishme është që të jemi të shëndetshëm, që atmosfera të jetë në nivelin e duhur si gjithmonë dhe me trajnerin e ri të përpiqemi të bëjmë atë që nuk kemi bërë deri më tani, të kualifikohemi në garën e madhe.

Në kualifikueset e fundit ishim në lojë deri në momentin e fundit, shpresoj të kemi fat më të mirë në ato të radhës”, tha mesfushori Edvin Kuç.

“Kuç, kapiteni i Ballkanit nga Kosova, debutoi me kombëtaren malazeze në tetor të vitit të kaluar”, shkruan medium malazez.

“Kemi nisur punën, po hyjmë në një sistem të ri.

Kemi dy ndeshje përpara dhe të gjithë duam të fitojmë, por ndonjëherë edhe kjo nuk është gjëja më e rëndësishme.

Është gjithashtu e rëndësishme që të njihemi ashtu si duhet dhe të luajmë së bashku në mënyrë që të jemi të gati kur të vijnë ndeshjet e rëndësishme.

Na takon neve që t'i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur katër ndeshjet miqësore dhe të hyjmë në kualifikuese të gatshëm dhe të koordinuar mirë”, theksoi Kuç.

Mali i Zi e pret Islandën më 6 shtator në ndeshjen hapëse dhe tre ditë më vonë edhe Uellsin në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat