Totti: Luan 15 ndeshje në sezon, Lukaku më i rëndësishëm

Futboll

Totti: Luan 15 ndeshje në sezon, Lukaku më i rëndësishëm

Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:32
Paulo Dybala

Francesco Totti nuk është në anën e Paulo Dybalës kur vjen puna te rinovimi i kontratës së argjentinasit. Legjenda e Romës theksoi se sulmuesi vuan problemet fizike dhe mungon në një numër të lartë ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër, ish-sulmuesi shtoi se nëse verdhekuqtë synojnë të fitojnë atëherë duhet të mbajnë me çdo kusht Romelu Lukakun.

“Dybala është një lojtar i shkëlqyer, por për rinovimin varet shumë nga planet që kanë drejtuesit e klubit.

Nëse unë do të isha një prej drejtuesve atëherë do të mendohesha për një lojtar që gjatë sezonit luan 15 ndeshje.

Nëse kam për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe lojtari kryesor luan vetëm një të tretën e ndeshjeve të sezonit, atëherë sigurisht që do të mendohesha gjatë.

Lukaku? Nëse objektivi është për të fituar ndeshjet atëherë Lukakun do ta mbaja me çdo kusht”, u shpreh Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat