Partizani nuk humb kohë

Futboll

Partizani nuk humb kohë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:42
Partizani

Te Partizani nuk ka kohë pëer të humbur. Stafi me në krye Orges Shehi kanë vendosur të rikthejnë skuadrën në fushën e lojës.

Aktualisht kampionati shqiptarë është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares dh për këtë ekipet do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për duelin e radhës.

Në këtë mënyrë tqë kuqtë kanë bërë vetëm dy ditë pushim dhe kanë nisur menjëherë përgatitjet për duelin  me Laçin.

Kryeqytetasit vijnë pas humbjes me Teutën dhe ndaj kurbinasve janë të “dënuar” vetëm për fitoren, në të kundërt do të rrezikojnë edhe më shumë në klasifikim.

Pauza për shkak të kombëtares do të ndihmojë lojtarët që kanë probleme fizike, ku Mehmeti, Bytyçi dhe Mensah zhvilluan stërvitje të veçuar, ndërsa mbetet të shihet gjendja e Alban Hoxhës, i cili shfaqi probleme fizike në duelin me durrsakët.

Kujtojmë se sfidën me Laçin do ta luajnë në transfertë më 30 mars në orën 15:00. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat