Kukësi - i “frikshëm”

Futboll

Kukësi - i “frikshëm”

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:43
Kukësi

Kukësi është një prej skuadrave që rrezikon mbijetesën në Superiore, teksa aktualisht mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 25 pikë, 6 më pak se Teuta që ndodhet në “Play-Out”.

Me uljen në stol të Bledar Devollit, gjërat kanë ndryshuar për mirë te verilindorët.

Por jo vetëm kaq, pasi duket se muaji mars është “fatsjellës” për kuksianët.

Gjatë këtij muaji kanë luajtur 4 ndeshje, ku kanë humbur një ndeshje dhe kanë marrë më pas 3 fitore rresht.

Një humbje dhe një fitore ndaj Partizanit në Kupë, gjë e cila solli edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas fitores në Kupë vijnë edhe dy fitore mjaft të rëndësishme në kampionat.

Fillimisht ndaj Laçit, rival direkt për mbijetesën dhe më pas ndaj Vllaznisë. Këto të fundit mposhten pas 13 javësh, duke qenë skuadra e momentit në Superiore.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë bërë që të ngrihet morali në Kukës dhe tashmë të gjjthë besojnë te mbijetesa edhe pse ndoshta duket e vështirë dhe se asgjë nuk është më në dorën e tyre. 6 pikë larg zonës “Play-Out” nuk janë as pak, por as shumë, ku kanë ngelur edhe 8 ndeshje drejt fundit të kampionatit.

Lojtarët me në krye Bledar Devollin kanë “ndezur” motorët dhe do të luftojnë deri në fund për të shpëtuar Kukësin nga rënia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat