Maqedonia e Veriut sfidohet nga Ukraina

Futboll

Maqedonia e Veriut sfidohet nga Ukraina

Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:23
Maqedonia e Veriut

Prej sot e deri më 26 mars të këtij viti në terrenin e FFM-së dhe në Gjorce, në Shkup, do të zhvillohen ndeshjet e grupit – 7-të të kualifikimeve elitare për Kampionatin Evropian, që do të mbahet këtë verë në Irlandën e Veriut.

Përzgjedhja e Maqedonisë së Veriut deri në 19 vjeç nën drejtimin e trajnerit Toni Jakimovski ka gjasa të fitoj vendin e parë në grup dhe të udhëtoj në Kampionatin Evropian.  Ata për rivalë kanë Ukrainën, Zvicrën dhe Letoninë. Në ekip pritet të jetë titullarë edhe talenti Lorik Muhtari.

Ndeshja e parë luhet sot në orën 14:00 kundër Ukrainës në fushën e FFM-së.

Adrian Zendelovski theksoi: “Ne kemi një ekip vërtet të fortë, besojmë shumë në veten tonë dhe këtë do ta tregojmë në ndeshjet e ardhshme. E arritëm objektivin e turneut kualifikues në Poloni për t’u kualifikuar në fazën Elite, tani duhet të përpiqemi të luajmë një ndeshje tjetër të mirë dhe të luftojmë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kapiteni Martin Gjordjievski theksoi: “Jemi të vetëdijshëm për mundësinë që na është paraqitur, që është mundësia e kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Nuk e di nëse do të kishim përsëri mundësinë të luftojmë për diçka kaq të madhe dhe domethënëse për Maqedoninë.

Jemi duke u përgatitur. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë kundër Ukrainës, por jemi gati, presim me padurim ndeshjen dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv”.

GRUPI – 7, SHKUP

20.03.2024 (14:00) SOT
Maqedonia e Veriut – Ukrainë
Zvicër – Letoni

23.03.2024 (14:00)
Maqedonia e Veriut – Zvicër
Ukrainë – Letoni

26.03.2024 (14:00)
Maqedonia e Veriut – Letoni
Ukrainë – Zvicër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat