Lëndohet mbrojtësi brazilian

Futboll

Lëndohet mbrojtësi brazilian

Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Mbrojtësi i Arsenal, Gabriel Magalaes, është tërhequr nga kombëtarja e Brazilit për dy miqësoret e ardhshme kundër Anglisë dhe Spanjës.

Shkak është bërë një problem fizik, duke dyshuar për një dëmtim disi problematik që në ditën e parë të grumbullimit.

26-vjeçari, i cili ka gjashtë paraqitje për kombëtaren e tij, është zëvendësuar në skuadër “seleçao” nga mbrojtësi i Juventusit, Bremer.

Sipas “Daily Mail”, tërheqja nga kombëtarja është një masë paraprake dhe se nuk bëhet fjalë për një dëmtimi serioz në këmbë.

Qendërmbrojtësi është në sezonin e tij të katërt në Premier Ligë me Arsenalin, duke qenë një figurë kyçe për “topçinjtë” këtë sezon. Madje këtë sezon ai ka shënuar katër gola në 26 paraqitje në Premier Ligë.

Një dëmtim për Gabriel që vjen në një moment delikat në kampionat, pasi Arsenal do të luajë ndaj Man. Sitit më 31 mars, kur rinis kampionati.

Mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Mikel Arteta, pasi bëhet fjalë për një ndeshje direkte për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat