Shpreson se do të rikuperohen 4 futbollistët të lënduar

Futboll

Shpreson se do të rikuperohen 4 futbollistët të lënduar

Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:48
Enrique

PSZH, në ndeshjen e fundit në kampionat (6-2 ndaj Montpellier) luajti me shumë mungesa.

Për kampionët franceze munguan 4 lojtarë të rëndësishëm, si Markinjos, Marko Asensio, Milan Shkriniar dhe Presnel Kimpembe.

Klubi parizian shpreson të rikuperojë këta katër lojtarë për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Braziliani Markinjos është ende në trajtim për dëmtimin e tendinit të Akilit, prej më shumë se një muaji. Shanset janë që ai të jetë gati për këtë sfidë, favorizuar edhe nga pushimi 2-javor për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Edhe spanjolli Marko Asensio po rikuperohet nga dëmtimi i muskujve të pësuar në fund të muajit të kaluar.

Sllovaku Milan Shkriniar vazhdon punën e tij individuale në fushë për të gjetur ndjesitë e duhura. Së fundi, Presnel Kimpembe është gjithashtu i zënë me ushtrime rikuperimi: Synimi është të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat