Reijnders: Titulli? I Interit!

Futboll

Reijnders: Titulli? I Interit!

Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:38
Pamje nga një ndeshje

Tijjani Reijnders u ndal edhe te Milani në prononcimin për rtlnieuws.nl nga grumbullimi me kombëtaren e Holandës në prag të miqësoreve kundër Skocisë (22) dhe Gjermanisë (26).

Mesfushori po shijon sezonin e parë me kuqezinjtë e Stefano Piolit, ekip që po kalon një moment shumë të mirë. “Djalli” ka fituar pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa League.

Milani do të përballet në dy derbe italiane me Romën në çerekfinalet europiane, ndërkohë që në Serie A ka ardhur parakalimin ndaj Juventusit.

Gjithsesi, Interi kryesues po zhvillon një kampionat më vete dhe ndodhët shumë larg: 14 pikë. Reijnders e pranon se çështja e titullit është mbyllur.

“Nuk mendoj se është i mundur fitimin i kampionatit.

Gjithsesi, ne jemi në vendin e dytë dhe ende në garë për fitimin e Europa League”, u shpreh 25-vjeçari nga Zwolle.

Reijnders debutoi me kombëtaren tulipane në shtatorin e vitit të kaluar, duke u kthyer shpejt në një lojtar të rëndësishëm të Holandës. Përveçse Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat