Në Zenicë shfaqen fotot para sfidës me Ukrainën, përveç Millosheviqit edhe këta persona janë të padëshiruar  

Futboll

Në Zenicë shfaqen fotot para sfidës me Ukrainën, përveç Millosheviqit edhe këta persona janë të padëshiruar  

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:05
Millosheviq me dhimbje koke, nuk e dojnë boshnjakët

Në disa lokacione në qytetin e Zenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në tabelat e reklamave publike, persona të panjohur ngjitën fotografi të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kombëtares A boshnjake, mbi të cilat shkruhej me shkronja jo të mëdha të kuqe: "Të padëshiruarit!”.

“I pari në listën e "të padëshiruarve" është presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vico Zhelkoviq.

Aty janë edhe fotografitë e selektorit të Bosnjës Savo Milosheviq, pastaj drejtorit të kombëtares Zvjezdan Misimoviq dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të federatës.

Image

Fotot e shfaqura - të padëshiruarit

Si duket për shkak të protestave dhe pakënaqësive të tifozëve, u shfaqën vetëm një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të play-off-it për Kampionatin Evropian 2024, në të cilën Bosnja e presin kombëtaren e Ukrainës”, shkruan mediumi boshnjak “Etto.ba.

Ndeshja luhet nesër në orën 20:45 në Stadiumi “Bilino Polje” në Zenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat