Çfarë pritet të Partizani?

Futboll

Çfarë pritet të Partizani?

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:05
Partizani

Partizani ka shumë oshilacione këtë vit, ndërsa ndodhet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Kampionët në fuqi do të luftojnë deri në fund për të fituar sërish titullin kampion, por kjo i mbetet fushës së lojës.

Drejtuesit kanë disa çështje të tjera për të cilar duhet të mendojnë seriozoisht.

Disa lojtarëve u përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe rrezikojnë të largohen me parametra zero. Në këto kushte Valentino Murtaja, Eljon Sota dhe David Atanaskovski kanë hyrë në 6 mujorin e fundit të kontratës.

Të 3 janë lojtarë të rëndësishëm për të kuqtë, por palët ende nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë marrëveshje mes tyre. Në këto kushte futbollistët kanë të drejtën të gjejnë marrëveshje me ekipe të tjera dhe mund të largohen në fund të sezonit.

Por jo vetëm kaq. 3 lojtarë të tjerë pavarësisht se kanë kontratë me “Demat” mund të largohen nga kryeqyteti. Kjo për shkak se kanë oferta nga skuadra jashtë Shqipërie dhe Partizani do të përfitojë për shitjen e tyre. Kështu që “arkat” priten të mbushen nga Arinaldo Rrapaj, Maguette Gueye dhe Andi Hadroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat