Partizani ofron 140 mijë euro për sulmuesin e Kukësit

Futboll

Partizani ofron 140 mijë euro për sulmuesin e Kukësit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:06
Kukësi

Mustapha Gbolahan Salami është padiskutim lideri i Kukësit në këtë sezon. Sulmuesi nga Nigeria ka arritur të shënoj gola vendimtarë me verilindorët, teksa paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë marrë vëmendjen e disa ekipeve të tjera.

Është Partizani në Superiore i gatshëm të shpenzojë për shërbimet e tij. Madje dy klubet kanë nisur bisedimet mes tyre, por skuadra verilindorë heziton të lërë të lirë lojtarin.

22-vjeçari ka kontratë me Kukësin deri në vitin2025. Kukësi kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e tij duke pasur parasysh se lojtari kërkohet edhe nga skuadra jashtë vendit tonë.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit e “demave” janë të gatshëm të derdhin në arkat e Kukësit plot 140 mijë euro.

Një shifër e konsiderueshme, teksa pritet se cila do të jetë përgjigja e verilindorëve për këtë ofertë. Ndërkohë kujtojmë se Salami ishte lojtari që shënoi penalltinë e fundit në çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, që solli edhe eleminimin e Partizanit nga ky kompeticion.

Në këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 31 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 7 raste.

Në verën e kaluar ka veshur fanelën e verilindorëve, teksa vlera e tij sipas “Transfermarket” është 275 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat