Futbollistët më të paguar në Ligue 1, Mbappe pa konkurencë

Futboll

Futbollistët më të paguar në Ligue 1, Mbappe pa konkurencë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:27
Mbappe

Futbollistët më të paguar në Ligue 1, Mbappe pa konkurencë!

Kylian Mbappe është ende lojtari më i paguar në Ligue 1, dy vjet pas rinovimit të kontratës me Paris Sen Zhermenin.

Në artikullin e saj për pagat e lojtarëve të Ligue 1, “L’Equipe” pretendon se qendërsulmuesi francez fiton deri në gjashtë milionë euro bruto në muaj, një shifër e paarritshme për asnjë lojtarë tjetër të këtij kampionati.

Menjëherë pas Mbappe vijnë emra si Ousmane Dembele dhe Markinjos, me 1.12 milionë euro fitime në muaj secili.

Top-10, s’ka nevojë për shumë koment, pasi mbizotëron PSZH. Lukas Hernandez dhe Milan Shkriniar kapin vendin e 3-të dhe të katërt me 1.11 milionë euro, Xhianluixhi Donarumma është i 6-ti (849,5000 euro), Marko Asensio i 7-ti (831,000 euro), Randal Kolo Muani i 8-ti (750.000 euro), Ashraf Hakimi i 9-ti (738.600 euro) dhe Nordi Mukiele i 10-ti (700.000 euro). Lajvin Kurzava, i cili nuk ka kontribuar shumë në 3 vitet e fundit, merr 500 mijë euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat