Haaaland: Ja çfarë më ka thënë

Futboll

Haaaland: Ja çfarë më ka thënë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:26
Erling Haaland

Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjeve të Norvegjisë kundër Republikës Çeke dhe Sllovakisë, Erling Haaland zbuloi një prapaskenë.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka rrëfyer një “kërcënim” të vogël të marrë nga Guardiola në kuadër të fazës finale të sezonit:

“E vetmja gjë që Pep më tha ishte: ‘Nëse nuk je mirë kur të kthehesh, do të vij të të kërkoj'”.

Sulmuesi, ka përfunduar më herët një nga seancat stërvitore me Norvegjinë dhe ishte larguar nga fusha duke çaluar, por duket se nuk ishte asgjë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat