Gazetari shpjegon situatën

Futboll

Gazetari shpjegon situatën

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:19
Theo Hernandez

E ardhmja e Theo Hernandez mund te vendoset ne vere pasi mbrojtesi kuqezi ende nuk eshte blinduar.

Gazetari Matteo Moreto shkruan sot: “Theo Hernández ka një kontratë deri në vitin 2026 me Milanin në një rrogë pak më të lartë se 5 milionë euro neto në sezon.

Lojtari është i kënaqur me statusin e tij te kuqezinjtë, por e di se mund të vijnë oferta të rëndësishme muajt e ardhshëm. Agjenti i tij, Quilón, është i vëmendshëm ndaj disa skenarëve të merkatos.

Bayern Munich eshte interesuar nëse Alphonso Davies largohet; sondazhe edhe nga Premier League gjithashtu. Së fundmi ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me emisarë të Saudi Pro League, të cilët po vlerësojnë nëse do t’i paraqesin një propozim ekonomik shume te madh mbrojtesit. Deri më sot nuk ka asnjë negociatë reale me Milanin për rinovimin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat