Leao dhe Theo të paprekshëm

Futboll

Leao dhe Theo të paprekshëm

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:28
Maignan

Sakrifica e madhe e verës së Milanit mund të jetë Maignan.

Për këtë është i sigurt “Tuttosport”, i cili në faqet e edicionit të sotëm përpiqet të përshkruajë strategjitë e transferimeve të kuqezinjve, duke u nisur nga një koncept kryesor:

Rafael Leao dhe Theo Hernandez janë të patransferueshëm, ndërsa portieri francez do të dalë në treg në rast oferte.

Në stilin e Tonalit…

Maignan do të ishte në krye të listës së shitjeve më të shtrenjta të mundshme, përpara Bennacer (i cili ka një klauzolë prej 50 milionë euro) dhe Tomorit (vlerësohet rreth 40 milionë euro). Sipas “Tuttosport”, në thelb, klubi kuqezi beson se përballë një propozimi me vlerë 70-80 milionë euro do të jetë e vështirë të mos ulet në tryezë.

Kjo bëhet e mundur, veçanërisht duke marrë parasysh vështirësitë që lidhen me rinovimin e kontratës së portierit. Pa një marrëveshje rinovimi do të jetë e mundur të ndiqen shembulli i Interit me Onana.

Ndër kandidatët e mundshëm për të siguruar shërbimet e Maignan përflitet Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat