“Tremb” sërish Barcelonën

Futboll

“Tremb” sërish Barcelonën

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:12
Xhoshua Kimih

Klubi gjerman, Bajern Munihu thuhet se i ka vendosur një çmim të lartë mesfushorit gjerman, Xhoshua Kimih.

Ai është 29-vjeç tani dhe mbush 30-vjeç verën e ardhshme, gjë që e bën njeriun të pyesë veten pse Barcelona ose ndonjë klub tjetër do të paguante më shumë se 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, sipas gazetës së besueshme gjermane “Kicker”, Bajern Munihu ka vendosur një çmim të lartë prej 70-80 milionë euro për Kimihun.

Bavarezët po rrisin çmimin e kërkuar të Kimihun, pasi që nuk kanë ndërmend ta lënë atë të largohet gjatë verës. Mesfushori qendror konsiderohet lider në dhomat e zhveshjes së Bajernit dhe ka dëshmuar të jetë një performues efikas në disa pozicione.

Gjermani ishte një nga kërkesat e Çavi Hernandezit verën e kaluar, por drejtori sportiv

Deko nuk pranoi duke përmendur financat e kufizuara të Barçës. E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë verën e ardhshme.

Kimih ka pasur një moment të vështirë me menaxherin në largim të Bajernit, Tomas Tushel. Megjithatë, ai ka arritur të bëjë disa paraqitje mbresëlënëse, me 8 asistime dhe një gol pas 31 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat